Ole Gunnar Solskjaeri do të qëndrojë te Manchester Unitedi.
Kalimi në çerekfinale të Ligë së Kampionëve, me përmbysje ndaj Paris Saint-Germaint, i ka bindur drejtuesit e klubit t’i ofrojnë kontratë të re norvegjezit, transmeton KTV.
Sipas “The Mirror”, Solskjaeri ka gjetur edhe mbështetjen e madhe nga lojtarët e tij që e dëshirojnë qëndrimin e 46-vjeçarit në “Old Trafford”.
Norvegjezi me kontratën e re pritet të fitojë rreth 8.5 milionë euro në sezon.
Artikuj të ngjashëm