Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka konfirmuar se Wayne Rooney dhe Anthony Martial do të mungojnë për ndeshjen kthyese ndaj Rostovit në Europa Ligë.
Unitedi është në epërsi të një goli si mysafir, por nuk do të llogarisin në dy lojtarët për ndeshjen e së enjtes mbrëma.
Mourinho gjatë konferencës për media ka thënë se dyshja sulmuese do të mungojë shkaku i lëndimeve, derisa ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimoviq do të jetë i gatshëm për këtë takim.