Jose Mourinho i ka thënë sulmuesit të tij Anthony Martial se duhet të adaptohet me kërkesat e menaxherit në mënyrë që të ketë sukses në “Old Trafford”, transmeton Koha.net.
Martial nuk ishte i përfshirë në skuadër në fitoren prej 2-0 ndaj Chelseat, në atë që ishte performanca më e mirë e sezonit e “Djajve të Kuq”, raporton Goal. Francezi vetëm tre herë ka zhvilluar ndeshje të plota në Premier Ligë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi së bashku pothuajse që 10 muaj. Siç i njoh unë lojtarët tani, edhe ata duhet të më njohin tani shumë më tepër. Ashtu siç e di se çfarë donë lojtarët, mendoj se edhe lojtarët e dinë se çfarë unë dua. Kjo është arsyeja që Marcus Rashford është një lojtar që i besoj, edhe nëse nuk shënon, sepse ai shkon në drejtimin që unë të jetë një lojtar i Unitedit. A mendoj se ka potencial të madh Anthony Martial? Po, mendoj se ka. A mendoj se ai mund të luajë me shumë sukses për mua? Po, ashtu mendoj, por ai duhet të më jap gjërat që mua më pëlqejnë”, është shprehur portugezi.
Unitedi nesër zhvillon ndeshjen kthyese në çerekfinale të Ligës së Evropës ndaj Anderlechtit, me të cilën barazoi në javën e kaluar me rezultat 1-1.