Manchester Unitedi ka konfirmuar se 11-të futbollistë do të lirohen në afatin kalimtar veror, përfshirë Paul Pogban, Edinson Cavanin, Jesse Lingardin, Juan Matan, Nemanja Matiqin dhe Lee Grantin.
Pesë lojtarë do të largohen nga akademia më 30 qershor, për shkak të skadimit të kontratës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoD’Mani Mellor, i cili ka një paraqitje me ekipin e parë do të largohet bashkë me Reece Devine dhe Connor Stanley.
Portieri Paul Woolston ka njoftuar se duhet të pensionohet për shkak të lëndimit që e ka marrë në muajin mars.
Ndërkohë, Paul McShane do ta vazhdojë rolin e trajnerit në “fazën profesionale të zhvillimit”, pasi është pensionuar nga futbolli.