Reprezentuesi i Anglisë, Kieran Tripper mund të kthehet në Premier League. Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se Manchester Unitedi ka shprehur interesim për shërbimet e tij.
Trippier është pjesë e Atletico Madridit dhe te Unitedi tashmë po bëjnë gati ofertën për ta bindur ekipin spanjoll për lirimin e tij. Mësohet se ekipi anglez është i gatshëm të ofrojë mbi 30 milionë euro për mbrojtësin e krahut të majtë, i cili këtë edicion ka 15 ndeshje e tri asistime me fanellën e Atletico Madridit në të gjitha garat. Trippier 30-vjeçar ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2022. Ai tek ekipi spanjoll u transferua në verën e viti të shkuar nga Tottenhami për 22 milionë euro.