Manchester United kërkon transferimin e sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen në afatin kalimtar të janarit. Kështu ka raportuar sajti i afërt me klubin anglez “Manchester Evening News”.
Futbollisti nigerian me klubin italian ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Sulmuesi 23-vjeçar aktualisht është duke u rikuperuar nga një lëndim.
Ai në gjashtë ndeshje në të gjitha garat për Napolin ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim.
Artikuj të ngjashëm