Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi kërkon portierin Maignan

Mike Maignan

Skuadra e Manchester Unitedit ka shprehur interesim për portierin e Milanit, francezin Mike Maignan. “Tuttosport” bën të ditur se drejtuesit e Unitedit tashmë kanë kontaktuar Maignanin, të cilit edhe i kanë bërë ofertë për t’u larguar nga Milanit.

Mësohet se Unitedi i ka ofruar atij pagë vjetore prej 6.5 milionë eurosh për ta bindur të transferohet në “Old Trafford” pas përfundimit të këtij sezoni.

27-vjeçari iu bashkua Milanit vitin e shkuar, ndërsa është ndër portierët më të vlerësuar në Serie A.

Ai ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit 2026, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 40 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm