Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi interesohet për talentin e Anderlechtit

Manchester Unitedi raportohet se është duke shikuar mundësitë e transferimit të mesfushorit të Anderlechtit, Leander Dendoncker.

Sipas “Manchester Evening News”, Jose Mourinho është i impresionuar me paraqitjet e 22-vjeçarit në sezonin e shkuar në Ligën e Evropës dhe është i vendosur të arrijë një marrëveshje për belgun.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Anderlechti e vlerëson mesfushorin mes 22 dhe 31 milionë funtesh, edhe pse raportimi thekson se Unitedi nuk pritet që të kompletojë transferimin e tij këtë verë.