Sport

Unitedi interesohet për dy yje të Series A

Manchester Unitedi raportohet se është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala dhe mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkoviq-Saviq.

Drejtori i Juves Beppe Marotta tashmë ka bërë të ditur se nëse vjen oferta e duhur për Dybalan ekipi nuk do të ndalojë largimin e tij. Unitedi për këtë futbollist pritet të ofrojë rreth 155 milionë funte.

Ekipi i Jose Mourinhos ka edhe një objektiv tjetër në Serie A e ai është mesfushori i Lazios. Sipas mediave angleze, 22-vjeçari do t’i kushtojë Lazios 75 milionë funte.