Manchester Unitedi i është bashkuar garës për transferimin e sulmuesit meksikan të Napolit, Hirving Lozano, njofton “Corriere dello Sport”.
Lozano është duke u kërkuar edhe nga Evertoni, Arsenali e Tottenhami. Reprezentuesi i Meksikës iu bashkua Napolit nga PSV-ja në verën e vitit të kaluar për 40 milionë euro.
Ai dështoi të linte gjurmë te klubi italian dhe Napoli mendon ta shesë për shifrën e njëjtë sa e bleu.
Evertoni vlerësohej favorit për transferimin e Lozanos, pasi te Evertoni në postin e trajnerit është Carlo Ancelotti, ish-trajneri i Lozanos te Napoli. Ancelotti ishte te Napoli kur klubi italian e bleu meksikanin.
Mirëpo, Manchester Unitedi papritmas po shihet si kandidat serioz për transferimin e meksikanit. Klubi anglez e dëshiron sulmuesin edhe për shkak të potencialit të tij të marketingut që ka. Lozano ka përcjellje të madhe në Meksikë.