Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi hyn në garë për Sosan

Manchester Unitedi është duke u munduar që t’ia prishë planet Chelseat dhe ta blejë vetë futbollistin e Stuttgartit, Borna Sosan, i cili krahasohet me David Beckhamin, ka shkruar mediumi gjerman “Kicker” të mërkurën.

Është thënë më herët se mbrojtësi i krahut të majtë, Sosa, pritet t’i bashkohet Chelseat për 25 milionë funte, si zëvendësues i Ben Chilwellit.

Por, mediumi gjerman ka nënvizuar se Sosa mund të përfundojë te “djajtë e kuq”, me kërkesë të trajnerit të ri holandez të skuadrës, Erik ten Hag.

24-vjeçari e ka aftësinë e harkimeve dhe stilin e flokëve të ngjashëm si Beckhami.

Sosa në 29 ndeshje të këtij sezoni ka shënuar dy gola dhe ka nëntë asistime.

Artikuj të ngjashëm