Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi fokusohet te sulmuesi Ings

Skuadra e Manchester Unitedit ka kthyer fokusin kah sulmuesi i Southamptonit, Danny Ings, pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer po kërkon përforcim për repartin e sulmit në sezonin e ardhshëm, ka njoftuar të enjten “Daily Telegraph”.

Ings 28-vjeçar ka kontratë me Southamptonin deri në vitin 2022 dhe te Unitedi po shihet përforcim ideal.

Për kartonin e Ingsit, Unitedi është i gatshëm të ofrojë rreth 15 milionë euro dëmshpërblim.

Këtë sezon, Ings ka shënuar 12 gola në 28 ndeshje të zhvilluara në Premier League. Ai është pjesë e Soutamptonit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Liverpooli kurse karrierë ka bërë edhe te Burnley e Bournemouthi.