Evertoni ka shprehur interesim për ta huazuar sulmuesin e Aston Villas, Danny Ings, raporton “Sky Sports” të enjten.
Evertoni ka nevojë për gola dhe Ings shihet si sulmues ideal. Por është Aston Villa që refuzon ta lirojë sulmuesin 30-vjeçar.
Ings të mërkurën shënoi gol në barazimin e Aston Villas kundër Wolverhamptonit (1:1).
Në 19 ndeshje në të gjitha garat anglezi ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar një herë. Me Aston Villan ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.