Chelsea është duke planifikuar ta transferojë sulmuesin e Southampetonit, Danny Ings.
Sipas mediave angleze, trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel, e pëlqen jashtëzakonisht lojtarin, të cilin e dëshiron gjatë verës.
Madje “Blutë e Londrës” janë duke planifikuar të dërgojnë një ofertë rreth 40 milionë euro për Ingsin.
Sulmuesi 28-vjeçar këtë sezon me Southamptonin ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë tri asistime.
Ai ka kontratë deri në vitin 2022.
Artikuj të ngjashëm