Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi fiton ndaj Burnleyt, shpreson për top-katërshe

Manchester United ka mposhtur Burnleyn 0 me 2 në xhiron e 34-të në Premier Ligë.

Anthony Martial dhe Wayne Rooney shënuan dy golat në pjesën e parë për fitoren e 17-të sivjet.

Unitedi tani ka 63 pikë në pozitën e pestë, një më pak se rivali City që është i katërti. Tri pikë më shumë ka Liverpooli që ka një takim më shumë të zhvilluar.