Manchester Unitedi ka arkëtuar tre pikë të reja në Premier Ligë falë golit të shënuar nga francezi Anthony Martial.
“Djajtë e Kuq” e mposhtën në udhëtim Burnleyn, raporton Koha.net. Martial realizoi kur po zhvillohej minuta e 54 pas asistimit nga Lukaku.
Uniteti vazhdon të mbajë vendin e dytë, tani me 53 pikë, përderisa Burnley në vendin e tetë ka 34 pikë.