Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi mposht Burnleyn

Foto: Reuters

Manchester Unitedi ka shënuar fitore në udhëtim te Burnley me rezultat prej 2 me 0.

Ishte Martial ai që shënoi në minutën e 44 pas një asistimit të bukur nga Pereira, transmeton Koha.net.

Kurse golin e fundit e shënoi Rashford në minutën e 90+5 pas asistimit nga James.

Me këtë fitore Unitedi lë prapa Tottenhamin dhe në vendin e pestë tani ka 31 pikë, derisa Burnley në vendin e 13 ka 24 pikë.