Manchester Unitedi është favorit për shërbimet e mesfushorit Aaron Ramsey, që pritet të largohet në janar nga skuadra e Juventusit.
Ramsey ka kërkuar largimin nga kampioni i Italisë pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e tij. Këtë edicion, uellsiani ka 11 paraqitje në të gjitha garat me Juventusin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.
Te Manchesteri po e shohin Ramseyn si përforcim të duhur për mesfushën dhe janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 20 milionë euro për transferimin e tij.
Ramsey vitin e shkuar iu bashkua Juventusit si futbollist i lirë dhe me ekipin italian ka fituar një titull kampioni në Serie A. Para se t’i bashkohet Juventusit, Ramsey për tetë vjet barti fanellën e Arsenalit.