Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli favorit për Ramseyn

Mesfushori Aaron Ramsey pritet që të rikthehet në Premier League pas dy sezoneve në Serie A, te skuadra e Juventusit.

Mediumet italiane kanë njoftuar të enjten se Liverpooli është favorit për transferimin e Ramseyt gjatë kësaj vere. Mësohet se Liverpooli ka arritur marrëveshje në parim me Ramseyn dhe Juventusin pasi mesfushori uellsian ka kërkuar largimin.

Për kartonin e Ramseyt, Liverpooli do të paguajë 15 milionë euro dëmshpërblim. Ramsey iu bashkua Juventusit para dy vjetësh por nuk ka arritur të adaptohet në futbollin italian për shkak të lëndimeve dhe minutazhës së vogël.

Këtë edicion, Ramsey ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime në 30 ndeshje në të gjitha garat. 30-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2023 me Juventusin, ekip të cilit iu bashkua si lojtar i lirë në vitin 2019 nga Arsenali.

Artikuj të ngjashëm