Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi e sheh Dembelen si zëvendësues të Ronaldos

Ousmane Dembele po shihet si zëvendësues i Cristiano Ronaldos nga krerët e Manchester Unitedit. “El Nacional” njofton se raporti i Erik ten Hagut është zbehur me Ronaldon dhe holandezi e sheh Dembelen si pasues ideal të portugezit.

Unitedi tashmë është në bisedime me menaxherin e Dembeles, Moussa Sissoko. Dembele, 25-vjeçar, me Barcelonën ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

Ai sezonin aktual ka shënuar katër gola dhe ka asistuar shtatë herë në 15 ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga.