Manchester Unitedi e Juventusi e kanë mbyllur me humbje fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
“Djajtë e Kuq” pësuan 2 me 1 në udhëtim te Valencia, transmeton Koha.net. Soler shënoi golin e parë për vendasit në minutën e 17.
Kurse epërsinë e dytë Valencias ia dha mbrojtësi i Unitedit, Phil Jones duke shënuar autogol në minutën e 47.
E të vetmin gol për Unitedin e shënoi Rashfordi.
Kurse në ndeshjen tjetër Juventusi pësoi në udhëtim te Young Boysi 2 me 1.
Dy golat për vendasit i shënoi Hoarau, kurse për Juventusin golin e vetëm e shënoi Dybala pas asistimit nga Ronaldo.
Edhe
Unitedi përmbys Juventusin në Torino
Përkundër humbjeve, Juventusi e Unitedi vazhdojnë tutje.
Në krye të tabelës Juventusi ka 12 pikë, kurse Unitedi në vendin e dytë me 10 pikë. Valencia me vendin e tretë me tetë pikë do të vazhdojë garat në Ligën e Evropës. E në fund të tabelës Young Boysi ka vetëm katër pikë.