Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi nis me fitore Ligën e Kampionëve

Juventusi ka nisur me fitore sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

Kampioni italian fitoi 0 me 2 si mysafir i Valencias, edhe pse për më shumë se një orë luajti pa superyllin Cristiano Ronaldo. Portugezi u ndëshkua me të kuq pas një sjelljeje të pahijshme në minutën e 29-të.

Të dy golat e Juves u shënuan nga Miralem Pjaniqi nga penaltia. Ai shënoi në minutën e 45-të dhe të 51-të.

Në Grupin H Juve prin bashkë me Manchester Unitedin me nga tri pikë, ndërsa Young Boys dhe Valencia janë pa pikë.