Juventusi e ka mposhtur Sassuolon si mysafir me rezultat 3:1 dhe ka mbetur në garë për të siguruar një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri.
Adrien Rabiot (28’), Cristiano Ronaldo (45’) dhe Paolo Dybala (76’) shënuan golat e fitores për “Zonjën e Vjetër”.
Golin e vetëm për Sassuolon e realizoi Giacomo Raspadori (59’). Derisa një penallti e humbi Berardi në minutën e 16-të.
Juventusi renditet në pozitën e pestë me 72 pikë, ndërkaq Sassuolo është e teta me 56 pikë.