Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi vazhdon me fitore në Serie A

Juventusi ka vazhduar serinë e fitoreve në kampionatin italian, Serie A. Juventusi të martën mposhti Sassuolon me rezultatin 3:0, në kuadër të javës së 20-të.

Dy golat e parë i shënoi Dushan Vlahoviqi. Të dy golat i realizoi në pjesën e parë. Të parin në minutën e 15-të, derisa të dytin në minutën e 37-të.

Frederico Chiesa realizoi në pjesën e dytë golin e tretë për Juventusin. Ai realizoi në minutën e 89-të për fitoren e katërt rresht të Juventusit.

Nedim Bajrami qëndroi në stol te Sassuolo.

Me këtë fitore, Juventusi është forcuar në pozitën e dytë me 49 pikë, kurse Sassuolo është në vendin e 14-të me 19 pikë.