Juventusi ka mposhtur në udhëtim Sassuolon me shifrat 2:1 të hënën mbrëma.
Skuadra torineze arriti të ngadhënjej me përmbysje, në ndeshjen e xhiros së 34-të të Series A të Italisë.
Giacomo Raspadori shënoi golin e epërsisë për Sassuolon në minutën e 39-të, ndërsa barazoi Paulo Dybala për Juventusin në minutën e 45-të.
Moise Kean shënoi golin e fitores për ekipin torinez në minutën e 88-të.
Pas 34 xhirove Juventusi zë vendin e katërt me 66 pikë, shtatë më pak se Milani që po kryeson.
Artikuj të ngjashëm