Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi nis kampionatin italian me fitore

Juventusi ka fituar ndeshjen e parë në Serie A të dielën.

Si mysafir, Juventusi triumfoi me rezultat 3:0 ndaj Udineses.

Epërsinë e fitoi shumë herët, ku Chiesa realizoi për 1:0 në minutën e 2-të. Pak minuta më vonë, në të 20-n, Vlahovic u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Ndërsa, rezultatin final e vulosi Rabiot në minutat e kohës shtesë së pjesës së dytë.

Me këtë fitore, Juventusi renditet i dyti në tabelë me pikë të njëjta me Fiorentinën, Napolin, Interin, Atalantan, Leccen e Veronën.