Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi formën e dobët e bartë në “Champions”

Formën e dobët që po e përjeton në Premier Ligë, Manchester Unitedi e ka bartur në Ligën e Kampionëve duke barazuar pa gola me Valencian.

“Djajtë e kuq” që po hynin në këtë takim pas ndeshjes së tretë pa fitore, treguan një lojë të dobët pa shumë raste shënimi, derisa mysafirët spanjollë synonin të rrezikonin përmes kundërsulmeve.

Me këtë barazim Unitedi është në pozitën e dytë me katër pikë. Në këtë grup prin Juventusi me gjashtë pikë pas dy fitoreve.

Manchesteri ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve e zhvillon ndaj Juventusit në top-formë.