Cristiano Ronaldo e shënoi golin e 17-të të sezonit dhe ia fitoi një pikë Manchester Unitedit, ndërsa David de Gea priti shumë tentime të Chelseat në “Old Trafford”.
Ndeshja e xhiros së 37-të e elitës së futbollit anglez mes Manchester Unitedit dhe Chelseat përfundoi 1:1 të enjten mbrëma.
Golin e parë në ndeshje e shënoi mbrojtësi i vizitorëve, Marcos Alonso, pas një ore lojë.
Megjithatë, Ronaldo nuk vonoi shumë dhe dy minuta më pas realizoi me gjuajtje të fuqishme nga afërsia për 1:1.
37-vjeçari Ronaldo është shënues i pesë golave të fundit të skuadrës së tij në Premier League, ndërsa me golin e shënuar të enjten mbrëma, ia mohoi Chelseat fitoren e parë në “Old Trafford”, që për herën e fundit kishte fituar në vitin 2013.
Me këtë barazim, Chelsea mban pozitën e tretë me 66 pikë në 33 ndeshje të luajtura, ndërsa Unitedi në vendin e gjashtë, me dy ndeshje më shumë të luajtura ka 55 pikë, tri më shumë se West Hami i vendit të shtatë.