Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea e Unitedi ndajnë pikët në duelin dramatik

Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë ndarë pikët në një duel dramatik në xhiron e 13-të të Premier Leagues angleze.

Ekipet realizuan nga një gol në minutat e fundit të ndeshjes.

Jorginho kaloi Chelsean në epërsi në minutën e 87-të duke u treguar i saktë nga penalltia të cilën e fitoi Armando Broja.

Kur u prit që Chelsea të merrte tri pikët e plota, rezultati u barazua në minutën e katërt të lojës shtesë nga Casemiro.

Chelsea ka 21 pikë të tubuara në vendin e katërt, një më shumë se Unitedi që është i pesti.