Manchester Unitedi dhe Arsenali janë në mesin e klubeve që po interesohen për transferimin e mesfushorit francez të Bayern Muenchenit, Corentin Tolisso, shkruan “Foot Mercato”, transmeton Koha.net.
Reprezentuesi i Francës e ka pasur të vështirë të stabilizohet në përbërjen startuese të Bayernit dhe ka gjasa të largohet në fund të stinorit.
Pos dy klubeve angleze për Tolisson po interesohen edhe Juventusi, Atletico Madridi e Napoli.
Tolisso 25-vjeçar ka kontratë te Bayerni deri në verën e vitit 2022. Te klubi bavarez u transferua nga Lyoni në verën e vitit 2017 për 41.5 milionë euro. Këtë edicion ai i ka zhvilluar 24 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar tre gola e asistuar pesë tjerë.
Artikuj të ngjashëm