Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi e Arsenali në garë për yllin e Tottenhamit

Manchester Unitedi dhe Arsenali kanë shprehur interesim për yllin e Tottenhamit, Son Heung-Min, raporton Sport 1.

Sipas këtyre raporteve thuhet se Tottenhami për shërbimet e jugkoreanit kërkon 70 milionë euro, transmeton Koha.net.

Son ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sezon në Premier Ligë, dhe është i gatshëm të nisë një aventurë të re, përderisa ka kontratë me Tottenhamin edhe për dy vite.

Favorit për shërbimet e tij momentalisht është Unitedi, përderisa një sy në situatën e tij po e mban edhe Liverpooli.