Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali interesohet për Sonin e Tottenhamit

Ylli i Tottenhamit, Heung-Min Son, mund të largohet nga klubi anglez në verën e vitit 2023.

“Sport 1” në Gjermani shkruan se për Sonin po interesohet Real Madridi. Lojtari është i lumtur te skuadra nga Londra, por një ofertë zyrtare nga klubi spanjolli mund t’ia ndërrojë mendjen.

Bëhet e ditur se trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, e pëlqen futbollistin dhe dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin tjetër.

30-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit 2025. Këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka bërë edhe dy asistime në 16 ndeshje në të gjitha garat.