Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Son në radarin e Real Madridit

Foto: Reuters

Real Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin e Tottenhamit, Heung-min Son.

“The Sun” raporton se Reali po synon transferimin e një sulmuesi për sezonin e ri dhe ka kthyer fokusin kah reprezentuesi i Koresë së Jugut.

29- vjeçari edhe sezonin e fundit ka vazhduar me paraqitje fantastike te Tottenhami, ku në 45 ndeshje në të gjitha garat realizoi 24 gola dhe bëri dhjetë asistime.

Ai është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2015, kur iu bashkua nga Bayer Leverkuseni dhe ka kontratë me ekipin londinez deri në verën e vitit 2025.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 70 milionë euro.