Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi do ta transferojë Juradon


Manchester Unitedi do ta transferojë talentin e ri të Barcelonës, Marc Jurado, shkruan “Sport”.

Talenti i ri spanjoll ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me Barcelonën. Barcelona do të fitojë 1.5 milionë euro kompensim për 16-vjeçarin, që luan mbrojtës i djathtë.
Barcelona ka dashur të lidh mbrojtësin në një kontratë të re, mirëpo Jurado ka vlerësuar se futbolli anglez i përshtatet më tepër.