Sport

Unitedi dëshiron Pickfordin si zëvendësues të De Geas

Manchester Unitedi synon ta transferojë Jordan Pickfordin nga Evertoni në rast të largimit të David de Geas nga Old Traffordi në fund të këtij sezoni, raporton Daily Star.

Përkundër raportimeve se Real Madridi ka larguar interesimin për De Gean, “Djajtë e Kuq” janë të shqetësuar se kampioni evropian mund ta ritkhejë interesimin për spanjollin, transmeton Koha.net.

De Gea ëndërron rikthimin në Spanjë, dhe për këtë arsye Unitedi e sheh si opsion ideal transferimin e 23 vjeçarit Pickford nga Evertoni, megjithatë ai nuk do të ishte një transferim i lirë, pasi në verë për të Evertoni kishte paguar 34 milionë euro.