Manchester Unitedi është duke punuar që të identifikojë individët që kanë fyer në baza raciste në rrjete sociale mesfushorin Paul Pogba, pasi Pogba humbi një penallti të hënën mbrëma në barazimin 1:1 në udhëtim ndaj Wolverhampton Wanderersit, në xhiron e dytë të Premier Leagues. Lajmi është bërë i ditur nga klubi anglez të martën.
Pogba fitoi një penallti në minutën e 68-të të ndeshjes, por gjuajtja e tij nga pika e bardhë u ndal nga portieri i Wolvesit, Rui Patricio, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Barazimi i kushtoi Manchester Unitedit me humbje të vendit të parë në renditje në Premier League, ndërsa kjo çoi te një numër të tifozëve që fyen në baza raciste francezin Pogba.
"Ata individë që kanë shprehur këto pikëpamje nuk përfaqësojnë vlerat e klubit tonë të madh dhe është inkurajuese të shohim se shumica e tifozëve dënojnë këtë në rrjete sociale. Manchester Unitedi ka zero tolerancë për çdo formë racizmi apo diskriminimi. Do të punojmë të identifikojmë ata pak që janë përfshirë në këto incidente, dhe do të marrim masat më të forta të mundshme që i kemi në dorën tonë. Ne po ashtu inkurajojmë kompanitë e rrjeteve sociale që të marrin masa në këto raste", është thënë në komunikatë të Unitedit....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)