Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi “blindon” talentin anglez

Manchester Unitedi po planifikon t’i ofrojë kontratë të re talentit anglez, Mason Greenwood.

Sulmuesi anglez ka shkëlqyer me “Djajtë e Kuq” këtë sezon dhe pritet të shpërblehet me kontratë të re.

Sipas mediave në Ishull, klubi anglez do t’i ofrojë kontratë deri në vitin 2025 me rritje të dukshme të pagës.

19-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2023. Ai është produkt i Akademisë së klubit.