Barcelona po synon të përforcohet në fazën e sulmit. Klubi spanjoll është duke e monitoruar situatën e Mason Greenwood te Manchester Unitedi.
Talenti anglez nuk ka arritur të sigurojë vendin e titullarit në formacionin bazë dhe kjo mund të bëjë të largohet.
Katalonjasit thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë rreth 50 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e talentit anglez.
20-vjeçari ka pasur vetëm 12 paraqitje këtë edicion në Premier League duke shënuar katër gola.
Ai ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2025.