Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi barazon me Newcastlen në “Old Trafford”

Manchester Unitedi dhe Newcastle Unitedi i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 11-të të Premier Leagues.

Dueli i zhvilluar të dielën në “Old Trafford” ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0:0.

Unitedi ishte skuadër dominuese, por që nuk ia doli të marr më shumë se një pikë.

Ky ishte barazimi i parë i Unitedi këtë sezon dhe me 16-të pikë renditet në pozitën e pestë.

Newcastle arriti barazimi e gjashtë në dhjetë ndeshje. Është ekipi me më së shumti barazime deri me tani këtë sezon në Premier League. Ka 15 pikë në vendin e gjashtë.