Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi arrin marrëveshje me Fernandesin, nis bisedimet me Sportingun

Raportohet se Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje personale me yllin portugez, Bruno Fernandes.

ESPN raporton se “Djajtë e Kuq” tani kanë nisur bisedimet me Sportingun për të kompletuar transferimin e mesfushorit portugez, transmeton Koha.net.

Sportingu e vlerëson Fernandesin rreth 80 milionë euro, derisa Unitedi është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro.

25 vjeçari ka pasur paraqitje mjaft të mira me Sportingun, derisa ka edhe 19 paraqitje për kombëtaren e Portugalisë.

Transferimi i tij pritet të kompletohet në janar.