Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unioni fiton derbin e Berlinit

Union Berlini ka fituar në ndeshjen derbi të xhiros së 18-të të Bundesligës në udhëtim te rivali i qytetit, Hertha Berlini.

Me fitoren 2:0 të arritur të shtunën, Union Berlini mbetet sipër në tabelë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishte fitorja e pestë rresht në derbi për skuadrën e drejtuar nga trajneri Urs Fischer, ndërsa triumfi i tretë i njëpasnjëshëm në Bundesligë.

Golat e fitores për Union Berlinin i realizuan Danilho Doekhi në minutën e 44-t, dhe Paul Seguin në minutën e 67-të.

Union Berlini në 18 ndeshje ka mbledhur 36 pikë, kurse Hertha Berlini në vendin e parafundit në tabelë ka 14 pikë.