Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Union Berlini sfidon pritshmëritë në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve

Union Berlin befasoi edhe veten edicionin e shkuar kur përparoi në Bundesligë dhe siguroi në Ligën e Kampionëve. Lojtarët e kishin të vështirë ta besonin suksesin e arritur, pasi tejkaluan objektivin para fillimi të edicionit që ishte të siguronin mbijetesën për të përfunduar në pozitën e katërt dhe për të siguruar garën kryesore të Evropës për herë të parë.

“Ishte i pabesueshëm suksesi i edicionit të shkuar. Shpresoj që këtë edicion të kemi modestinë e njëjtë, edhe pse Championsi i ndryshon paksa gjërat”, pranoi trajneri Urs Fischer.

Me paraqitjen në Champions, pak dinë se çfarë të presin nga një klub që ka tejkaluar pritjet dhe është përmirësuar çdo vit, qëkur u promovua në Bundesligë në vitin 2019. Por, emocionet po rriten në kryeqytetin gjerman, ku Unioni është i vetmi ekip që luan futboll elitar pas rënies së rivalit të qytetit, Hertha Berlin. Stadiumi i Unionit, “Stadion An der Alten Forsterei”, mban vetëm 22,000 tifozë, kështu që klubi vendosi të luajë ndeshjet e tij të Champions në “Olympiastadion” me kapacitet prej 75,000 ulësesh që përdoret tradicionalisht nga Hertha.

Faqja e internetit e Unionit u pushtua dhe të 40,000 biletat sezonale për fazën e grupeve të Championsit u shitën brenda një dite, shumë përpara se të dihen kundërshtarët me të cilët do të përballet. Shorti i Championsit do të hidhet më 31 gusht. Union është i vetmi ekip në divizionin më të lartë të Gjermanisë që ka luajtur në DDR-Oberliga, ekuivalenti i Bundesligës së Gjermanisë Lindore. Arritja e tij më e madhe përpara promovimit ishte fitimi i Kupës së Gjermanisë Lindore në vitin 1968. Klubi me bazë në Koepenick ka lulëzuar që kur u inkuadrua në Bundesligë.

Përfundoi i 11-ti në ligën me 18 ekipe në sezonin e tij të parë në 2020, më pas i shtati në 2021, i pesti në 2022 dhe i katërti sezonin e kaluar, kur ishte në krye deri në xhiron e 13-të. Gjithashtu arriti në 1/8 e finales në Ligën e Evropës dhe çerekfinale të Kupës së Gjermanisë. Në afatin kalimtar, Unioni ka qenë shumë aktiv, pasi mposhti konkurrencën e Eintracht Frankfurtit dhe Wolfsburgut për të nënshkruar me gjermanin Robin Gosens në një transferim rekord të klubit nga Interi të martën. Ndërsa, të enjten, transferoi edhe ish-sulmuesin e Gjermanisë, Kevin Volland nga Monaco.

Volland shënoi 50 gola dhe bëri 32 asistime në 148 ndeshje gjatë katër sezoneve për Bayer Leverkusenin, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, pastaj 34 në 105 ndeshje për Monacon. Ai shënoi një gol në 15 paraqitje për Gjermaninë.

Edhe Union Berlini po e ringjall garën në Bundesligë Sport Union Berlini po e ringjall garën në Bundesligë

“Ai ka dëshmuar cilësitë e tij para portës si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar gjatë gjithë këtyre viteve”, tha drejtori sportiv i Unionit, Oliver Ruhnert.

Ndër të tjera këtë verë, Union mori në huazim amerikanin Brenden Aaronson nga Leedsi, sulmuesin David Datro Fofana në huazim nga Chelsea, mesfushorin Lucas Toussart nga Hertha dhe mesfushorin Alex Kral nga Schalke. Në janar, u forcua me mbrojtësin e djathtë të Kroacisë, Josip Juranoviq, pastaj Jerome Roussillon dhe mesfushorin e Tunizisë, Aissa Laidouni.

Të tre janë bërë lojtarë kyç. Mbrojtja ka qenë gjithmonë një faktor kyç, por Unioni nuk është më i kënaqur të heqë dorë nga posedimi i topit dhe të godasë nga kundërsulmet. Fischer, i cili e ka ndërtuar ekipin e tij duke marrë bazat e duhura, vazhdimisht i shtyn lojtarët e tij të përmirësohen. Unioni është i pamposhtur në 23 ndeshje radhazi si vendas në Bundesligë, ndërsa ndeshjen e parë në edicionin e ri, e luan në shtëpi kundër Mainzit.