Union Berlini ka bërë hap të gabuar, ani pse ende ka gjasa për të zënë vend në garat evropiane edicionin tjetër.
Të premten mbrëma, Union Berlini barazoi 1:1 me Greuther Furthin në kuadër të xhiros së 32-të të elitës së futbollit gjerman, Bundesliga.
Branimir Hrgota i vizitorëve shënoi i pari pas 33 minutash lojë, ndërsa shifrat i barazoi Sven Michel në minutën e 72-të. Union Berlini nuk ka humbje në pesë ndeshjet e fundit.
Union Berlini pas 32 ndeshjeve pozicionohet në vendin e gjashtë me 51 pikë, dy më shumë se Koelni i vendit të shtatë. Ka një pikë më pak se Freiburgu i vendit të pestë, dhe tri më pak se Leipzigu që renditet në vendin e katërt.
Greuther Furthi në edicionin tjetër do të luajë në Bundesliga 2.