Mesfushori ofensiv, turku Cengiz Under do të largohet nga skuadra e Romës gjatë afatit kalimtar të janarit.
E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”, ka raportuar të martën se drejtuesit e ekipit italian tashmë e kanë nxjerrë Underin në shitje. 22-vjeçari, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Paulo Fonseca për shkak të lëndimeve të shpeshta, transmeton Koha Ditore.
Këtë edicion, Under ka vetëm një gol në 11 ndeshje për Romën, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2023.
Roma për ta lënë të lirë Underin, por kërkon të paktën një dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh.
Under te Roma është transferuar në vitin 2017 nga Bashakshehiri kurse ka edhe gjashtë gola në 20 ndeshje për Turqinë. Interesim për Underin tashmë ka treguar kampioni i Anglisë, Manchester City.