Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, turkun Cengiz Under kanë raportuar të hënën mediumet britanike. Under këtë edicion ka qenë i huazuar te Leicesteri nga Roma por ekipi anglez nuk e ka ndërmend të shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij për 25 milionë euro.
Te Arsenali po e shohin Underin si përforcim të duhur dhe trajneri Mikel Arteta po insiston në transferimin e tij. Under këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tri herë në 19 ndeshje në të gjitha garat me Leicesterin. 23-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin 2023 kurse krahas Arsenalit, interesim për shërbimet e reprezentuesit të Turqisë, kanë shprehur edhe Milani e Borussia Dortmundi.