Krerët e Romës kanë kthyer prapa ofertën e skuadrës së Evertonit për shërbimet e mesfushorit ofensiv, turkut Cengiz Under.
Gazeta italiane "Tuttsport" ka njoftuar të dielën se Evertoni ka ofruar 28 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Underit gjatë kësaj vere, derisa Roma të paktën po kërkon 35 milionë euro.
Mesfushori 22-vjeçar, edicionin e fundit ishte ndër më të dalluarit te Roma, duke shënuar gjashtë gola dhe asistuar 11 herë në 33 ndeshje, transmeton Koha Ditore.
Ai ka kontratë me skuadrën italiane deri në verën e vitit 2022 kurse po kërkohet edhe nga Tottenhami e Wolverhamptoni.
Under te Roma është transferuar në vitin 2017 nga Bashakshehiri për 14.5 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm