Mesfushori ofensiv, turku Cengiz Under, ka paralajmëruar largimin nga Roma në fund të edicionit. 21-vjeçari në një intervistë për mediumet italiane, të premten, ka bërë të ditur se dëshira e tij është që karrierën ta vazhdojë te Manchester City.
Ekipi anglez ka kohë që e pëlqen Underin, kartoni i të cilit vlerësohet mbi 50 milionë euro, transmeton Koha Ditore.
"Më pëlqen liga e Anglisë, në veçanti skuadra e Manchester Cityt për shkak se ka lojtarë të klasit botëror. Shpresoj që një ditë të jem pjesë e këtij ekipi", ka thënë Under që këtë edicion ka shënuar gjashtë gola e ka dhënë nëntë asistime në 28 ndeshje për Romën.
Me ekipin italian ka kontratë deri më 2022.