Sulmuesi Deniz Undav ka shënuar “hat-trick” në fitoren e thellë të Stuttgartit përballë Leipzigut. Stuttgarti të shtunën në ndeshjen e xhiros së 19-të të Bundesligës gjermane, fitoi me rezultatin 5:2.
Enzo Millot e hapi serinë e golave në minutën e 25-të nga penalltia, kurse për 2:0 realizoi Undav, pesë minuta më vonë.
Benjamin Sheshko ngushtoi epërsinë në 2:1, në minutën e 32-të.
Sulmuesi tjetër i skuadrës vendëse, Jamie Leweling realizoi për 3:1, tre minuta pas pushimit.
Lois Openda shënoi tjetër gol për mysafirët në minutën e 55-të, por kjo ishte e tëra.
Undav u përkujdes që në minutën e 56-të dhe të 75-të, të shënonte edhe dy herë tjera për t’ia siguruar pikët e plota ekipit të tij.
Stuttgarti ka 37 pikë dhe zë pozitën e tretë me katër pikë më shumë se Leipzigu.