Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ultramaratonistja britanike suspendohet, kishte hipur në veturë gjatë garës

Ultramaratonistja e famshme britnaike Joasia Zarkzewski është pezulluar për një vit nga paneli disiplinor i Federatës së Atletikës së Britanisë së Madhe, pasi kishte përdorur veturën gjatë garës 80 kilometërshe e më pas pranoi trofeun për përfundim në vendin e tretë, raporton “The Guardian”.

Zakrzewski pranoi se kishte hipur në veturë të një shoku gjatë garës 2023 GB Ultras nga Manchesteri deri në Liverpool më 7 prill, por thotë se njoftoi kontrollorët se ajo ishte e lënduar dhe nuk po garon më.

47-vjeçarja, që përfundoi e 14-a në maratonë (42 kilometra e 195 metra) në Lojërat e Komonuellthit në vitin 2014, mohoi se kishte mashtruar qëllimshëm. Ajo tha se kishte arritur në Australi një natë më parë dhe nuk kishte qenë në gjendje të mendonte si duhet dhe kjo ndikoi që të pranonte trofeun gabimisht në fund të garës. Mirëpo, arsyetimi i saj u refuzua nga paneli disiplinor. Ajo u suspendua.