Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ultramaratonistja diskualifikohet pasi përdori veturën gjatë garës

Ultramaratonistja e famshme skoceze është diskualifikuar nga gara, pasi është konstatuar se ai kishte përdorur veturën për të përshkuar një pjesë të shtegut, raporton BBC.

Joasia Zakrzewski përfundoi e treta në garën 2023 GB Ultrash nga Manchesteri për në Liverpool, një garë 80 kilometërshe. U konstatua se ajo 4 kilometra i përshkoi me veturë.

Sipas të dhënave nga GPS u konstatua se ajo kishte mbuluar një 1.6 kilometra në një pjesë të garës për vetëm 1 minutë e 40 sekonda.

Një shoqe ka thënë se Zakrzewski ndihej keq dhe për këtë arsye ndodhi përdorimi i veturës, ndërsa ka kërkuar falje për problemet që ka shkaktuar.

Çështja i është dërguar Federatës së Atletikës së Britanisë së Madhe.